Vrasesit e babe e bir Duam parate e tokave te shitura
DURRES -Zbardhet motivi i vrasjes se babe e bir ne Shijak. Pas hetimeve intensive policia dhe prokuroria e Durresit kane arritur te percaktojne motivin per te cilin mbremjen e se martes u ekzekutuan me kallashnikov Fatmir Sula dhe djali i tij 24-vjecar Izmiri. Burime zyrtare prane grupit hetimor pohojne se dy viktimat u vrane per motive pronesie. Dyshimi i hedhur qe pak ore pas krimit per nje vrasje qe lidhej me konfliktet per pronat ka rezultuar i vertete. Kjo per faktin se gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes ekspertet kane gjetur disa zarfe brenda te cileve gjendeshin letra te shkruara me dore. Mesohet se keto letra i drejtoheshin 50-vjecarit Sula te cilit i kerkoheshin parate e disa siperfaqeve toke te shitura. Nderkohe qe ne keto letra nuk behej e ditur se ku gjendeshin keto siperfaqe tokash si dhe kujt i perkisnin. Policia po punon pikerisht per te zbardhur keto transaksione toke. Nderkaq grupi hetimor ka percaktuar se vrasja eshte kryer nga nje person i cili eshte larguar ne kembe pas kryerjes se krimit duke u maskuar nga terri i nates dhe rrugicat e shumta te zones. Nga ana tjeter banoret e Shijakut jane shprehur se babe e bir ishin njerez te urte qe shikonin hallet e punet e tyre.
HETIMI
Drejtuesit e policise se Durresit bejne te ditur se po punohet ne pisten e hetimit te shitblerjes se pronave te patundshme per te zbardhur plotesisht rrethanat e vrasjes e cila ka tronditur banoret e Shijakut. Sipas burimeve nga policia e lokale e Shijakut rezulton se mbremjen e se martes pjesetaret e grupit hetimor kane administruar provat materiale te kesaj ngjarje. Ata kane gjetur dhe sekuestruar 12 cope gezhoja te kalibrit 7.62 mm nje bluze sportive si dhe disa letra te shkruara me shkrim dore qe i drejtoheshin viktimes Fatmir Sula. Nepermjet ketyre letrave viktimes i kerkoheshin para per disa siperfaqe toke te shitura qe ende nuk ishin likuiduar. Duket se keto letra kane qene ne duart e babe e bir ne kohen kur ata jane qelluar me arme zjarri nga nje person i panjohur.
SHOQERIMI
Gjate gjithe nates te se martes dhe dites se djeshme jane shoqeruar ne polici rreth 25 persona te cilet jane pyetur per ngjarjen por rezultatet konkrete kane munguar. Nje pjese e tyre kane qene fqinje me viktimat te tjere kane qene neper klube apo lokale te tjera rreth vendit te ngjarjes ne kohen kur babe e bir jane qelluar me bresheri automatiku. Qe te gjithe te shoqeruarit ne polici pak a shume kane dhene te njejtin deshmi. Ata kane degjuar bresherite e armes dhe kane dale neper dyer per te pare ate qe kishte ndodhur. Nisur nga provat e mbledhura si dhe nga rrefimet e deshmitareve te shoqeruar nga policia eshte arritur ne perfundimin se vrasja eshte kryer nga nje person i vetem i cili pasi ka kryer aktin eshte larguar ne kembe nga vendi i ngjarjes duke perfituar nga erresira dhe rrugicat e shumta te asaj zone.
REAGIMET
Drejtori i policise se Durresit Aleks Hajdari thote se po merremi intensivisht me zbardhjen e kesaj ngjarje. Jemi duke hetuar ne pisten e pronesise. Na rezulton se jane disa prona te patundshme te shitura prej tyre ndaj hetimi eshte disi i ngaterruar dhe i veshtire. Por per ne nuk ka dyshim se ky ka qene edhe shkaku u vrasjes. Ndersa nje i afert i viktimave B.Keci flet per dy njerez te urte e punetore. Ai pohon se viktimat nuk i kishin rene kujt ne qafe dhe se shihnin punet e tyre. Djali vazhdonte studimet e larta nuk di se ne cfare dege. Ai ishte beqar sikurse edhe vellai tjeter.
d.b/GSH/BalkanWeb