Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, Çollaku: Po investojmë dhunë kudo

Ngjarja tronditëse e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 14-vjeçar u vra vetëm pak metra larg shkollës, ka qenë tema e bisedës këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio gazetari Basir Çollaku tha se kjo ngjarje por edhe shumë të tjera vijnë si shkak i promovimit të dhunës në të gjithë shoqërinë shqiptare.
Sipas tij fëmiëjt sot kudo ku hedhin sytë shohin vetëm dhunë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mund të evitohej një ngjarje e tillë?
Çollaku: Natyrisht që masat parandaluese do kishin ndihmuar. Është e vështirë të hedhësh fall mbi ngjarjen. Ne po investojmë shumë dhunë. Diferenca e brezave luan rolin e vete. Ne shohim dhunë në stadium, në parlament. Modeli që u ofrojmë fëmijëve që e ndajnë jetën etyre online dhe në tokë. Kanë tjetër leksikë, tjetër fjalor. Ajo që ne duhet të ofrojmë ëhstë që të heqim tabletet, tu kthehemi lapsit, leximit.