Vrasja e 17-vjecarit arrestohen autoret

Pak orë nga vrasja e 17-vjeçarit Gjergj Prenga në qendër të Tiranës, policia njoftoi për arrestimin e dy shtetasve, Skerdilajt Hykës dhe Besar Seçit.
Dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e djeshme, 18 dhe 19 vjeç, u prangosën në Kodrën e Priftit, në periferinë e kryeqytetit.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një shtetas të tretë, i cili gjithashtu besohet se ishte bashkëautor në këtë krim. Identiteti i tij mbahet i fshehtë për arsye hetimi.
Gjergj Prenga, gjeti vdekjen gjatë një zënke të ndodhur rreth orës 20:30, tek zona e njohur si “Varri i Bamit”, pranë Kuvendit shqiptar.
I ndjeri u godit disa herë me thika dhe humbi jetën në vendngjarje. Përveç tij, mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, pas këtij sherri tragjik fshiheshin arsye të dobëta mes autorëve dhe viktimës.