E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me akademiket

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe të premten me teoritë e tij mbi ekonominë shqiptare, në një takim me akademikët e vendit.

Gjatë këtij takimi, sikurse në takimet e ditëve të fundit me përfaqësuesit e biznesit, Berisha ka vënë në dukje rritjen e ekonomisë shqiptare dhe rezistencën e saj ndaj krizës globale.

“Shqipëria gjatë këtyre viteve pati një rritje të lartë ekonomike dhe nuk ra pre e krizës. Qeveria ndërmori reforma që ndikuan tek ekonomia e tregut dhe tek tërheqja e investimeve të huaja”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, pika e dytë e fortë Investimet publike kanë qenë 12 miliardë dollarë. Kryesorja në këtë është ruajtja e taksës së sheshtë dhe një seri sfidash që vijnë nga pas

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë e ekonomisë së favorshme shqiptare ka qenë thithja e investimeve, që sipas tij kanë arritur në miliarda dollarë.

“Investimet publike kanë qenë 12 miliardë dollarë. Kryesorja në këtë është ruajtja e taksës së sheshtë dhe një seri sfidash që vijnë nga pas”, ka thënë kryeministri, duke shtuar se objektiv i qeverisë së tij në mandatin e ardhshëm do të jetë punësimi.

“Ne do bëjmë gjithçka për punësimin. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë në epiqendër tregun e punës. Ju garantoj që ne kemi shumë elementë me të cilët do të bëjmë lidhje të fuqishme dhe do bëjmë interaktiv biznesin”, ka shtuar Berisha.

Por pavarësisht vlerësimeve pozitive dhe premtimeve të tij, në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e biznesit të huaj, kryeministri hasi në kundërshtimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, që deklaroi se klima e biznesit në vend nuk është aspak e favorshme për investime.

“Ne do donim të ftonim bizneset amerikane në Shqipëri, për të prezantuar teknologji, shërbime e mallra të reja. Por ne nuk kemi pasur sukses në këtë përpjekje, për shkak të klimës së pafavorshme”, deklaroi përfaqësuesja e DHA.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›