E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 18-vjeçares, shoqërohen në polici 40 persona, verifikohen tabulatet telefonike

Familjarët kërkojnë drejtësi, dyshohet se vrasja u krye nga profesionistë

Mes klithmash lotësh, dhe dhimbjeje pa fund është varrosur ditën e djeshme trupi i Aishe Vatës, 18-vjeçares së masakruar një ditë më parë në mënyrë mizore afër shtëpisë së saj në Xhafzotaj. Familja e vajzës e cila rezultoi të kishte qenë 3 muajshe shtatzënë ka nxituar për të përcjellë për në banesën e fundit trupin pa kokë të vajzës së tyre ende adoleshente. Tragjedia e cila pllakosi dje familjen Vata dhe të afërmit e tyre kryesisht banorë të ardhur nga veriu në këtë fshat të Durrësit nuk gjejnë dot asnjë justifikim për atë që ka ndodhur, nuk kanë asgjë për të dyshuar duke shprehur tronditjen e madhe që kanë përjetuar. Sipas të dhënave të para nga policia mendohet dhe dyshohet se vrasja është kryer nga profesionistë dhe kjo gjë lë pas shijen e dyshimit, enigmën e një krimi të tmerrshëm që fsheh pas një dorë mizore profesioniste. Policia e Durrësit ka në tavolinën e punës pista të shumta por deri tani asgjë nuk është zbardhur ndërsa koka e vajzës së masakruar studente për infermieri është zhdukur bashkë me gjurmët e vrasësit.
Dy pistat kryesore të hetimit
Sipas policisë dy mbeten dyshimet më të mëdha, pista e parë ka të bëjë me një krim makabër pasioni apo shtatzënia e padëshiruar e vajzës ka sjellë edhe fundin e jetës së saj në mënyrën më të tmerrshme të mundshme. 18 vjeçarja Aishe Vata u gjet e masakruar dhe pa kokë ditën e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit nga banorët e zonës. Përcillet me nderime për në banesën e fundit arkivoli me trupin e 18 vjeçares  Aishe Vata, e cila u gjet e masakruar ne rrethana ende misterioze në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj të Durrësit. Shtëpia e familjes Vata tashmë është hapur për personat që kanë dashur t’u qëndrojnë pranë atyre, për të kaluar këtë ngjarje të rëndë, ndërsa të afërm, miq e shokë të saj morën pjesë në ceremoninë mortore, e cila u zhvilluar paraditen e së premtes. Mes lotëve dhe dhimbjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të  Aishes familjarët e saj kërkojnë drejtësi dhe shprehen se duan që sa më shpejt policia të zbulojë autorin e krimit makabër.
Të afërmit
Ata deklarojnë se nuk kishin dijeni që vajza e tretë e familjes Vata kishte një lidhje dashurore, madje ata shtojnë se familjarët nuk kishin asnjë konflikt të hapur me persona të tjerë. Kështu ka përcaktuar ekspertiza mjekoligjore e realizuar në Tiranë, kur sipas ekspertëve po punohet për ADN e embrionit. Mjekësia ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18 vjeçares Aishe Vata është realizuar nga persona profesionist, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo çka ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë.

Shoqërohen në polici 40 persona,
verifikohen tabulatet telefonike

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë shoqëruar 40 persona nga fshati, familjarë si dhe nga shkolla. 18-vjeçarja Aishe Vata, e cila priste të ulej në auditorët e Fakultetit të Infermierisë, u gjet e masakruar ditën e djeshme në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj) nga një banor i zonës. Hetuesit e çështjes sqarojnë se po bëhet kontroll i imtësishëm i banesës për të gjetur ndonjë gjurmë, ndonjë adresë të lënë nga viktima, si dhe po verifikohen tabulatet telefonike me qëllim identifikimin e autorit (autorëve) të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›