E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër – Asnjë gjurmë nga autorët, motori ishte parë në qytet dy ditë para ngjarjes

Policia e Shkodrës ende nuk ka mundur që të identifikojë autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola apo motorit, nga i cili u krye vrasja.

Të dhënat e grupit hetimor bëjnë të ditur, se motori është parë dy ditë më parë në disa zona të qytetit.

Lidhur me të shkuarën e viktimës, burimet saktësojnë se ai ka udhëtuar jashtë Shqipërisë disa muaj më parë, por policia nuk ka ndonjë të dhënë për implikimin e tij në ndonjë ngjarje kriminale apo aktivitet kriminal.

Familjarët e të riut kanë mohuar konfliktet e tij me ndonjë person, ndërsa grupi hetimor pret zbërthimin e celularit të viktimës për të konstatuar nëse ka pasur ndonjë komunikim të dyshimtë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit në Shkodër.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›