Mot i kthjellët këtë fundjavë, temperaturat e larta do të shoqërojnë edhe javën e ardhshme

Territori shqiptar gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
“Për fundjavën, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Për sa i përket kushteve termike, në vlerat minimale, temperaturat parashikohen në vlerat 14–22 gradë Celsius dhe në ato maksimale, 35–36 gradë Celsius.“
Për sa i përket javës në vijim, kushtet atmosferike do të jenë të njëjta me javën që lamë pas, ku temperaturat do të jenë të larta, deri në 36 gradë Celsius.
“Edhe për fillimjavën që presim, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieve malore në lindje dhe juglindje të territorit.“
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/