E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 4 policëve, jehonë në mediat e huaja

Lajmi tragjik për vrasjen e katër policëve gjatë arrestimit të kriminelit Dritan Dajti ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Media të ndryshme italiane, franceze, belge, spanjolle, apo edhe ato të rajonit kanë dhënë të gjitha lajmin për vrasjen e katër agjentëve shqiptarë të policisë, vrasjen e një personi të pestë dhe plagosjen e vetë këtij të fundit dhe të një personi tjetër. Mediat e huaja shkruajnë se një kriminel në arrati ka vrarë katër agjentë policie në qytetin e Durrësit, dhe që policia ka plagosur dhe arrestuar personin në fjalë, si dhe duke vrarë një person tjetër gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas shtypit ndërkombëtar, krimineli Dritan Dajti akuzohej se kishte vrarë një biznesmen në vitin 1999. Ata shkruajnë se personi po merrte rreze dielli në plazh kur policët donin ta arrestonin. Por burri ka reaguar, duke shkaktuar një konflikt me armë zjarri dhe duke provokuar në këtë mënyrë në bilanc tragjik. Më pas krimineli është arretuar dhe dërguar në spital. Më pas mediat e huaja bëjnë edhe një retrospektivë se kush është Dritan Dajti, duke shkruajtur se ai ishte në kërkim që nga viti 2003, ku ishte arratisur nga salla e gjyqit gjatë një procesi ku akuzohej për vrasjen e një bisnesmeni në vitin 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›