E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezi Mohelebi firmos me Tiranën

Mesfushori francez, Laurent Mohelebi firmosi sot një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Tiranës. 25-vjeçari, i cili ka luajtur me 24 herë me kampionët në sezonin 2007-2008, është lojtari i tretë i huaj te Tirana, pas portierit maqedonas Korunovski dhe mbrojtësit nigerian Abraham Alecheny.
Tek skuadra e Tiranës vazhdojnë të stërviten sulmuesit Arbër Abilaliaj dhe Enco Malindi, si dhe mbrojtësi Ditmar Bici.
Trajneri kroat i Tiranës, Ilija Lonçareviiç do të shpallë sot në mbrëmje edhe listën e 25 lojtarëve që do të përbëjnë skuadrën e Tiranës në sezonin e ri. Ky sezon për kampionët e Shqipërisë do të startojë në 16 gusht në sfidën e Superkupës së Shqipërisë përballë Flamurtarit të Vlorës, një takim që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Sot në orën 18:00, në stadiumin "Selman Stërmasi", Tirana do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Kastriotin, ndërsa nesër do të udhëtojë në drejtim të Fierit për të luajtur në trofeun "Majaçi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›