Vrasja e 50-vjecarit ne tualetin e lokalit ne Elbasan identifikohen autoret
Qyteti i Elbasanit eshte tronditur mesnaten e mbremshme nga nje ngjarje e rende e ndodhur ne nje lokal ne lagjen28 Nentori te ketij qyteti ku u vra nje 50-vjecar. Mesohet se 50-vjecari Vasil Kanani eshte vrare ne tualetin e lokalit nga dy persona me arme zjarri. Vrasja e Kananit dyshohet te kete ndodhur per motive banale nderkohe qe jane identifikuar dhe autoret e ngjarjes. Sipas policise eshte bere e mundur arrestimi i njerit prej autoreve te vrasjes ndersa po vijojne kerkimet per kapjen e autorit te dyte. shtetasi i arrestuar eshte Emin Meha ndersa eshte shpallur ne kerkim shetasi me inicialet N.D. Nderkohe hetimet vazhdojne ende.