E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Vasili Mjekesia shqiptare drejt teknologjise se re

Shendetesia shqiptare po implementon nje informatizim te vazhdueshem dhe te thelle duke permiresuar ne kete menyre cilesine e sherbimit permiresimin rrenjesor te sistemit te monitorimit si dhe duke rritur dukshem transparencen. Keshtu u shpreh ministri i Shendetesise Petrit Vasili dje ne diten e pare te hapjes se Panairit te Shendetit. Sipas z. Vasili eshte rritur mjaft cilesia dhe shpejtesia e diagnozes duke shkurtuar kohen e vendosjes se diagnozes duke arritur ne nivelin e vendeve te rajonit si dhe duke perfshire teknologjite me te reja mjekesore dhe moderne ne sistemin spitalor. Sot teknologjite e reja jane te pranishme ne gjithe sistemin publik shqiptar ato nuk jane vetem monopol i Tiranes por jane te pranishme edhe ne skajet me te largeta te vendit pasi jane duke u pajisur me skanere dhe rezonanca edhe krahinat veriore me te largeta te Shqiperise. Z. Vasili ka permendur projektet mjaft ambicioze qe jane zbatuar ne fushen e neurologjise dhe ate te kardiokirurgjise. Kjo perkon edhe me rritjen e infrastruktures apo spitale te reja mjaft modern si ai qe pritet te inaugurohet pas pak ditesh. Hartimi i nje legjislacioni teresisht bashkekohor ne fushen e barnave ka bere te mundur regjistrimin sa me te shpejte te tyre duke krijuar hapesirat per nje konkurrence te ndershme dhe futjen ne treg te nje larmie barnash qe nuk ka qene kurre me pare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›