E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e Egli Progës, provat që “fundosën” tre të arrestuarit, roli i tyre

Kanë qenë analizat e laboratorit kibernetik që “fundosën” Voltan Shulku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, të tre të implikuar në vrasjen e Egli Progës.

Në përfundim, grupi i hetimit nisur edhe nga analizat që tashmë shërbejnë si provë materiale, kanë dalë në përfundimin se nga ana e Voltan Shulkut ka pasur ndërhyrje në vendngjarje, duke pastruar fillimisht lokalin dhe më pas duke fshirë kamerat e sigurisë.

Një tjetër nga dëshmitarët ka larguar mjetin e përfshirë në ngjarje duke dëmtuar kështu provat kryesore për hetimin. Dosja është marrë përsipër prokurorja Dhorina Theodhori, e cila ka rimarrë në pyetje tre dëshmitarët dhe ka sekuestruar kamera të tjera në afërsi të vendit të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›