E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Elenit flet ortaku Iliamallkoi diten qe erdhi ne Tiranes

Ilia Basho bashkeshorti i Eleni Bashos e vrare tri dite me pare kishte vendosur te linte biznesin qe kishte me ortakun e tij Ilirian Bituni ne nentor te 2011 dhe te merrte 100 mije eurot qe i takonin. Keshtu thote ish-ortaku i tyre Bituni ne intervisten me Shqiptarja.com.

Z.Bituni Eleni Basho figuron te kete qene ortakja juaj ne biznes a eshte e vertete kjo

Me letra po por ne te vertete ortaku im ne biznes ishte bashkeshorti i saj Ilia Basho. Une e kam hapur kete biznes qe ne vitin 1999 ndersa me Ilian jemi njohur dhe kemi nisur bashkepunimin me 2001-in. Ilia merrej me anen logjistike tatimet taksat etj. Gjithcka ka ecur mire dhe nuk kemi pasur kurre probleme.

Perse vendosi ai te largohej nga ky biznes

Kishte kohe qe ankohej se jam i lodhur dhe dua te pushoj. Ai vete kerkoi qe te dilte nga biznesi dhe per kete nenshkruam edhe kontraten perkatese te firmosur nga te dy Eleni dhe Ilia Basho. Thirra ekonomistin qe te bente veprimet e duhura dhe rame dakord qe i takonin 100 mije euro nga te cilat 50 mije i ka marre dhe 50 mije te tjera do te likuidohen ne mars. Madje nje dite para se te ndodhte ngjarja i kam dhene 10 mije euro.

Pas daljes nga biznesi a kishit marredhenie serish me ta

Po sigurisht. Madje edhe diten qe ka ndodhur ngjarja rreth ores 1630 Ilia ishte ketu tek ne per te blere disa materiale per
furnizim.

Me cfare po merreshin ata aktualisht

Eleni kishte hapur nje laborator dentar ne te cilin kishte punesuar nje mjeke dhe nja dy laborante. Por nuk po u ecte. Gjera te vogla mezi arrinin te benin. Donte te nxirrte nje rroge te pakten 30 mije leke te reja ne muaj. Ajo nuk ishte e shkolluar. Nuk ishte as dentiste as laborante e as farmaciste. Para nje viti kishte ngelur pa pune pasi agjencia e udhetimeve ku ajo punonte ishte mbyllur dhe duke qene se e njihte pak a shume tregun e dentisteve vendosi te hapte nje laborator dentar te sajin.

Perflitet se nepermjet Nova dental Albania Eleni Basho importonte sasi te medha lidokaine nje lloj anestezie qe me pas e perdorte si perzieres per kokainen. A eshte e vertete kjo

Kjo nuk eshte aspak e vertete. Une jam pronari i Nova Dental Albania dhe po ju them se qe nga viti 2008 ne nuk importojme kete lloj anestezisti pra lidokainen. Kjo pasi gjermanet nga e merrnim me pare vendosen rregulla te forta. Aktualisht per te marre te drejten per te importuar lidokainen duhet te aplikosh per licence prane Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave dhe kjo licence mund tu jepet vetem distributoreve te barnave qe paguajne 10 per qind si TVSH dhe jo neve te pajisjeve mjekesore qe paguajme edhe 20 si TVSH. Une kam te gjitha faturat blerjet qe kane bere Ilia dhe Eleni Basho ketu tek ne. Te gjitha jane ne sasi shume te vogla dhe jane shiringa allci zbardhues dhembesh. Midis tyre ka edhe anestezike ne sasi shume te vogla por jane anestezike me flakone ne gjendje te lengshme te cilat ne i kemi ketu. Ne nuk importojme lidokaine. Pastaj ne i takonim shpesh edhe Elenin edhe Ilian nese do te ishin marre me gjera te tilla do ta kishim kuptuar.

Pra ju mendoni se ata te dy nuk mund te jene marre me gjera te tilla

Sigurisht qe jo. Vetem ta shikonit laboratorin e saj. Kishin vetem ca pajisje me te domosdoshme ne laborator madje edhe ai ishte i palicencuar. Po mendonin qe pasi te fillonin te kishin pune ta regjistronin. Pastaj nese do te blinin kaq shume gjera tek ne do te vinin ti blinin. Une po ju them qe kam faturat e blerjeve te tyre dhe jane shume minimale.

Ju si e moret vesh per vdekjen e Elenit

Ne fakt une isha ne pune ate nate dhe keta te lokalit ngjitur e kishin pare ne TV. Me thirren mua dhe une mbeta i habitur. I rashe telefonit te Ilias por ai nuk ma hapi. Me pas morem nje dentiste qe e ka shtepine afer shtepise se Elenit ne Shkoze dhe ajo na tha se eshte e vertete. Ngelem te shtangur nuk dime cte themi.

Po ne polici ju kane thirrur

Po sigurisht. Me moren qe ate nate. Kam ndenjur atje nga ora 2300 e darkes deri nga ora tre e mengjesit dhe qe atehere nuk me kane thirrur me. U thashe gjithe cfare dija. Atje madje takova edhe Ilian ndenja nja 20 minuta me te. Ishte transformuar. Me tha Qofte mallkuar dita qe vendosa te vij ne Tirane.

Duke qene se se ju ka vite qe i njihni a kishin probleme familjare Eleni dhe Ilia

Po ne njihemi prej vitesh dhe shkonim ne cdo sebep qe kishin. Por marredheniet tona ishin te kufizuar vetem ne kete kontekst dhe nuk kemi vene re ndonje gje te pazakonte. Ajo qe dua te theksoj eshte fakti se Eleni ishte nje maniake e familjes. Shkrihej per ta.

A ishit ju ne ceremonine e varrimit

Po sigurisht qe po dje isha ne Gjirokaster ne ceremonine e varrimit dhe ne shenje respekti per te nuk e hapem as dyqanin dje.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›