Vrasja e Hyqmet Pishes ne Elbasan dosja e pare te Krimet e Renda per akuzen e gjakmarrjes

Vrasja e Hyqmet Pishës, pak ditë pas daljes nga burgu në qytetin e Elbasanit do të hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi dyshohet që ekzekutimi I tij është bërë për gjakmarrje.
Kjo ngjarje, është e para që do të hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda pas ndryshimeve të reja të Kodit Penal.
Sipas akuzës, dyshohet se vrasja e babait të dy fëmijëvë, është bërë për gjakmarrje, pasi në vitin 1997 viktima ka vrarë shtetasin Qamil Korra, familjarët e këtij të fundit, për organin e akuzës, janë të dyshuarit kryesor të ekzekutimit të Pishës me 7 plumba pasditen e 14 qershorit në Elbasan.
Në ndryshimet e reja të Kodit Penal, akuza e “gjakmarrjes” është specifikuar nga ligjvënësi si vepër penale në vete, ndërsa vrasja për hakmarrje vazhdon të mbetet kompetenc e prokurorive të rretheve, por, ajo që ka hapur debat mes juristëve, është fakti se ku qëndron ndryshimi mes “vrasjes për hakmarrje” dhe “vrasjes për gjakmarrje". Zëvendësdekani Fakultetit të Drejtësisë Besnik Çerekja, e shpjegon në këtë mënyrë…
Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal, çdo person që vret dike për gjakmarrje denohet jo më pak se 38 vjet heqje lirie.