E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha dhe karriera e tij politike

Lideri i Partisë Demokratike 22 vjeçare erdhi në ditën e zgjedhjeve duke shpresuar jo vetëm tek matematika, që sistemi zgjedhor ia imponon.
Si rrallë ndonjëherë Sali Berisha i beson edhe fatit, ndaj duke u qendruar sërish numrave gjen edhe simbolikë tek ta.
44-ën e ka tek fleta e votimit, ka qendruar në pushtet 2 herë nga katër vite, gjendet edhe në datëlindjen e tij.
Sali Berisha lindi më 15 tetor 1944 në Tropojë, kur në vend po instalohej regjimi komunist.
47 vite më vonë do të bëhej kryetari i partisë Demokratike në pluralizimin e fituar me demonstratë studentore.
Në vitin 1967 përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës .
U dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë çka i mundësoi dhe një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris.
Në vitin 1989 vala e përmbysjes së komunizimit në vendet e Evropës Lindore e dha efektin e saj edhë në Shqipëri.
Në gusht të vitit 1990 në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut.
Në dhjetor doktori i zemrës iu bashkua demonstratave të studentëve që përmbysën diktaturën moniste
U themelua Partia Demokratike, si e para forcë politike opozitare. Në shkurt të 1991-shit Berisha u zgjodh kryetar i saj.
Demokratët erdhën në pushtet 22 marsin e vitit 1992.
Në prill të atij viti Berisha u zgjodh President i Republikës, atë kohë me fuqi ekzekutive.
Gjatë presidebncës së tij, Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995, nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993, hapi i parë drejt NATO-s, si dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në.
Demokratët i fituan edhe zgjedhjet e 1996-ës, por socialistët me kryetarin e tyre në burg Fatos Nanon protestuan duke akuzuar pushtetarët për manipulimin e tyre.
Për Sali Berishën po trokisinin kohë të vështira, për shkak edhe të lulëzimit të skemave piramidale, ku qytetarët shqiptarë humbën kursimet e tyre. Ishte koha kur ai u rizgjiodh president i republikës por për të qëndruar vetëm pak muaj.
Revolta popullore në 97-ën kishte arritur kulmin dhe presidenti Berisha pranoi krijimin në mars të qeverisë së pajtimit kombëtar. Demokratë i humbën zgjedhjet e qershorit të atij viti.
Berisha dha dorëheqjen si president dhe u rizgjodh Kryetar i Partisë Demokratike.
Pas 8 vitesh opozite të vështirë ai u rikthye në pushtet, 3 korrikun e 2005-ës, me një parti të hapur me të rinj nga Komiteti i Orientimit të politikave, por edhe me të rikthyer si Zogaj, Imami e Pashko. Reformatorët e Genc Pollos i mori në aleancë.
Në shtatori Berisha votëbesohet si Kryeministër i Shqipërisë për të mbajtur këtë post 2 mandate, pasi PD fitoi edhe zgjedhjet e 2009-ës, rezultati i ngushtë i të cilave e detyroi të bënte koalicion me LSI-në e Ilir Metës. Në 8 vjet shpërthimi në Gërdec dhengjarje e 21 janarit para godinës së kryeministrisë janë momentet kritike të qeverisjes. Rivali i tij politik në dy mandate është Edi Rama.
Nën qeverisjen e Berishës Shqipëria firmosi MSA dhe aplikoi për statusin e vendit kandidat në BE, fitoi lëvizjen e lirë në zonën Shengen. U ftua në Nato në 2008-ën dhe një vit u pranua si anëtare me të drejta të plota në aleancë. Garancinë e anëtarësimit e mori kur Tirana për herë të parë u vizitua nga një president amerikan dhe ky ishte Xhorxh ë Bush.
Në vend ndër të tjera spikati politika e taksave të ulëta me të ashtuquajturën taksë të sheshtë prej 10%. U ndërtuan 10 mijë km rrugë dhe u rritën cdo vit pagat dhe pensionet.
Këtë politikë premton ta ndjekë edhe pas 23 qershorit.
Gjatë ulje-ngritrjeve të karrierës së tij, ka ndërruar shumë aleatë e partnerë, por dikush i ka qëndruar në krah si askush tjetër. Është bashkëshortja e tij Liri Berisha. Pediatrja me të cilën u martua doktori i zemrës e me të cilën kanë dy fëmijë Argitën dhe Shkëlzenin kanë dhe shumë nipër e mbesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›