Vrasja e Konomit gjykatesit bojkotojne seancat

Në shenjë proteste ndaj atentatit që i mori jetën gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, kolegët e tij në rrethe kanë ndërprerë punën mesditën e sotme deri në përfundim të orarit zyrtar. Kështu gjyqtarët e Korcës, Shkodrës dhe Vlorës në protestën e tyre kërkojnë mbrojtjen e njerëzve të drejtësisë si dhe familjeve të tyre duke këmbëngulur në zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të atentatit në mes të qytetit të Vlorës.