E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amfiteatri i Durresit nis dokumentimi i zbulimeve

Gërmimet në Amfiteatrin e Durrësit nxjerrin në pah faza të rëndësishme post-antike të këtij objekti të periudhës romake. Kjo ka nxitur specilistët e Departamentit të Arkeologjisë të nisin publikimin shkencor të rezultateve të gërmimeve. Në dallim nga ekspeditat e tetë viteve rresht në Amfiteatrin e Durrësit, këtë vit ekspedita Italo – shqiptare do të përqëndrohet në dokumentimin dhe studimin e gjithë materialit të zbuluar deri tani.

"Ky vit është dhe faza e fundit që konsiston thjesht në restaurimin dhe konservimin e këtyre gërmimeve që është bërë gjatë  këtyre viteve. Presim që pas lëvizjes, apo zhvendosjes së dy shtepive që ndodhen brenda territorit të këtij teatri të fillojë dhe gërmimi total i arenës", tha Ermion Arapi.Drejtor i Monumenteve te Kultures.Durres

Në këtë ekspeditë grupe të ndryshëm teknikësh arkeologësh dhe arkitektësh italianë do të fillojnë ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese të muraturave të zbuluara. Pjesë e ndërhyrjes do të jetë edhe sistemimi i sipërfaqeve, mbi bazën e një programi të detajuar restaurimi.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›