Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është shtruar në Institutin e Psikiatrisë së Mjekësisë Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku do të qëndrojë për disa javë.
Kërkesa për këtë ekzaminim është bërë disa ditë më parë nga mbrojtja e tij, e cila i është drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës me qëllim që të përcaktohet gjendja mendore e të akuzuarit.
Murseli dhe të akuzuarit e tjerë, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, u vunë më 15 janar të këtij viti zyrtarisht nën akuzë për vrasjen, në nëntorin e kaluar, të bashkëshortes së Murselit, Liridona Ademaj, e cila u qëllua për vdekje mbrëmjen e 29 nëntorit 2023 në hyrje të fshatit Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/