E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Liridonës, arrestohet një person i katërt, zbulohet roli i tij në ngjarjen e rëndë

Këtë të shtunë është arrestuar në Gjakovë edhe personi i katërt i dyshuar si pjesëmarrës në ekzekutimin tronditës të Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 nëntorit.

I arrestuari është identifikuar si Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se ka qenë personi që ka shitur armën e krimit që i mori jetën Liridonës me urdhër të burrit të saj, Naim Murseli.

Granit Plava dyshohet se është paguar rreth 30 mijë euro nga Naim Murseli për të vrarë nënën e fëmijëve të tij sipas një plani të thurur në bashkëpunim me kushëririn e tij, Kushtrim Kokalla. Ky i fundit shërbente pranë forcave të sigurisë së Kosovës./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›