E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e adoleshentes burg perjete nene e bije

Në Itali, Gjykata vendosi burg përjetë për nënë e bijë, pasi u shpallën fajtore për vrasjen e një 15-vjeçareje në 26 gusht të vitit 2010.

Ngjarja e rëndë, për të cilën janë kryer hetime të shumta ka ndodhur në Itali dhe viktima ishte mbesa e gruas dhe kushërirë e parë me vajzën e saj. Ky krim shokoi mbarë vendin fqinj, për shkak të dinamikës së ngjarjes. Gjykata dënoi Sabrina Misseri-n dhe nënën e saj Cosima Serrani-n me burg përjetë, ndërsa vendosi 8 vite burg për kryefamiljarin Michele Misseri, i cili në fillim të zbulimit të ngjarjes, pranoi se e kishte kryer ai i vetëm krimin. Vendimi i dhënë sot u prit me duatrokitje në sallë. Nëna e adoleshentes Sarah Scazzi, e cila mbeti viktimë e dhunës së tezes dhe kushërirës së saj, falenderoi avokatët, prokurorinë dhe gjykatësit, duke thënë fjalët:"Kush vret meriton këtë ndëshkim".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›