E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e biznesmenit kapen autoret

Ervis dhe Endri Sula, 20 dhe 22 vjeç, dy vëllezërit që dyshoheshin nga policia për vrasjen e biznesmenit Naim Suli tri netë më parë në Fier, janë arrestuar gjatë një operacioni të koduar me emrin “Mekaniku”.

Në pranga është vënë nga policia e Fierit edhe babai i tyre Gëzim Sula, 49 vjeç.

Policia lokale në një komunikim për mediat gjatë mbrëmjes së të hënës bëri të ditur se, gjatë kontrolleve në të gjitha rrethinat e qytetit, të bëra nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Fierit, arriti të lokalizonte dhe më pas të kryejë arrestimin e tre të dyshuarëve.

Naim Suli, biznesmeni 47-vjeçar, u ekzekutua me armë zjarri VrasjeVrasja e biznesmenit në Fier Vrasja në Pukë, shkaku skrapi Arrest me burg për vrasësin e kazinosë automatike, në afërsi të banesës, sapo kishte zbritur nga automjeti i tij.

Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja të dy armëve automatike, ndërkohë që pak orë pas vrasjes gjeti edhe makinën me të cilën kishin udhëtuar vrasësit.

Policia e lidhi menjëherë këtë ngjarje me një konflikt pronësie të viktimës dhe dy vëllezërve Sula.

Vrasje
Vrasja e biznesmenit në Fier
Vrasja në Pukë, shkaku skrapi
Arrest me burg për vrasësin e kazinosë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›