E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishtë në Shijak, larje hesapesh

SHIJAK- Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës qytetin e Shijakut. Burime policore të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje bëjnë me dije se një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona i është zënë pritë nga persona të panjohur.Si pasojë 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 22:50 të ditës së mërkurrë në vendin e quajtur "Katër Rrugët e Shijakut". Sipas policisë, objekt i atentatit me kallashnikov ka qënë automjeti me të cilin udhëtonin katër të rinj nga Shijaku. "Si pasojë e breshërive të automatikut, megjithëse janë dërguar në spital, kanë gjetur vdekjen 20-vjeçari Maringlen Abdullai dhe 23vjeçari Blerim Kërtalli. Ndërsa 29-vjeçari Altin Abdyli dhe 33-vjeçari Altin Ibrahimi, janë plagosur rëndë dhendodhen në spitalin kirurgjik të Durrësit.

Nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes dyshohet se atentati është bërë nga një person i vetëm që i ka zënë pritë automjetit. Dyshohet që krimi të ketë ndodhur për larje hesapesh. Po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorit",- pohuan drejtues të policisë së Durrësit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›