E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, një ditë më parë.

Gjyqtari Kalaja u vra brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.

“Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij  të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë”, ka shkruar Mikael Sjoberg, president i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes E.SH., si dhe shtetasit G. Sh., xhaxhai i autorit, dhe B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›