Vrasja e gjyqtarit, Prokurorët: Ky atntati më i rëndë ndaj drejtësisë
TIRANE- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dënuar sot vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi duke e cilësuar atë si atentatin më të rëndë që i është bërë ndonjëherë drejtësisë dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit. Nëpërmjetë një njoftimi të bërë për mediat, prokurorët shprehen:
“I shprehim ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve të gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Vlorë, Z. Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën sot nga një atentat i tipit terroristo- mafioz. Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër krimin e ndodhur, duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur ndaj një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo shoqatë i bën thirrje kolegëve prokurorë që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, të bëjnë të pamundurën për zbardhjen sa më shpejt dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi mafioz të pashembullt.
“Shoqata e Prokurorëve, shpreh besimin se gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë, pavarësisht kësaj ngjarjeje tejet të rëndë, do të vazhdojnë të tregojnë angazhim maksimal duke qëndruar të palëkundur në luftën ndaj krimit", përfundon deklarata e tyre.
(m.a/BalkanWeb)