E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vritet me eksploziv gjyqtari

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:20 minuta, në qendër të Vlorës.

Bëhet e ditur se nga ngjarja ka mbetur i vdekur gjyqtari Skerdilajd Konomi, 33-vjeç, i cili sapo kishte nisur udhëtimin në qendër të qytetit.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar thuajse plotësisht automjetin tip benz me targa VL  6383 B. Mësohet se lënda shpërthyese ka qenë e komanduar. Në vendin e ngjarjes pranë autoveturës është gjetur edhe celulari i Konomit, që mendohet se do të shërbejë si një provë e rëndësishme në procesin e hetimit.

Nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të dëmtuar. Në lidhje me këtë ngjarje Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe me ekspertët më të mirë nga  Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të saj.

Skerdilajd Konomi punonte si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë prej rreth 6 vjetësh. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-09 09:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›