E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gjyqtarit, nisin homazhet në Vlorë

VLORE- Percillet sot ne banesen e fundit gjyqtari  Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua mengjesin e djeshem në një atentat mafioz.

Ne nder te gjyqtarit 33 vjecar, baba i dy femijeve behen homazhe në mjediset e kinoteatrit  “Petro Marko” ne Vlore.

Per shkak te funksionit te viktimes ceremonia behet me veshje zyrtare dhe ne marrin pjese autoritetet më të larta shtetërore.

Homazhe kane bere miq e te aferm, kolege te tij, kryeprokurorja Ina Rama, nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, kreu i bashkise dhe te tjere zyrtare.

Kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi, deputete te djathte e te majte kane zhvilluar gjithashtu homazhe per nder te Konomit. Me pas trupi do te percillet per ne varrezat e zones se tij te lindjes.

Konomi mbeti i vrare dje, kur nje bombe me telekomande shpertheu makinen me te cilen ai ishte duke shkuar per ne pune. Makina shpertheu ne flake, nderkohe qe Konomi mbeti i vdekur ne vend.

Halimi: Zbardhja e vrasjes, prove per drejtesine

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se zbardhja e vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi është një provë për drejtësinë në Shqipëri.

Nga shtëpia e të ndjerit Konomi, Halimi tha se për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar specialistët më të mirë që kemi në vend, ndërsa nuk përjashtoi edhe asistencën e specialistëve të huaj.

Ministri tha se po bëhën hetime intensive për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Ai tha se krimi nuk është realizuar në mënyrë përfekte dhe se specialsitët kanë gjetur prova në vendin e ngjarjes.

Më herët, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka zhvilluar takime me krerët e rendit ne qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›