E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gruas qindra te shoqeruar

Më shumë se 200 persona, që të gjithë persona me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve dhe grabitjeve janë shoqëruar gjatë mesnatës nga 6 komisariatet e Policisë së Tiranës, por asnjeri prej tyre nuk rezulton si i dyshuar, për vrasjen e 37-vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjes së motrës së saj Lumturie Gjana.

Policia e Tiranës duket se është ngritur në këmbë për krimin e rëndë të ndodhur pranë ish-Fushës së Aviacionit, ku gjatë sulmit të dy grabitësve, për të rrembyer bizhuterite dhe çantat e femrave, u shenua nje viktime dhe nje e plagosur. Burimet jo zyrtare te Policise thanë per Top Channel se ne vijim te hetimeve jane bllokuar 120 motoçikleta gjate kontrolleve te personave qe po udhetonin me kete mjet, per shkak te informacioneve ne vendngjarje qe tregojne se dy grabitesit po udhetonin me nje motorr.

Por deri me tani te gjitha verifikimet kane rezultuar pa sukses, pavaresisht se dyshimet tregojne qe dy autoret jane te rinj te moshes nga 16 deri ne 20 vjeç, dhe mund te kene si metode te grabitjeve te kryera prej tyre, ate te rrembimit te bizhuterive dhe çantave gjate udhetimit me motoçiklete. Nje metode kjo e perdorur se fundmi veçanerisht ne zonen e Komunes se Parisit, ne rrugen "Ali Demi" dhe pergjate bulevardit kryesor.

Nga ana e saj policia thote se çdo dite kryen arrestime personash te dyshuar per krimin e rruges, por eshte gjykata ajo qe i liron duke ndjekur nje politike penale lehtesuese per shkak te moshes se re te perfshire ne keto ngjarje.

Gjate mesdites shefat e Komisariateve jane thirrur per mbledhje ne Policine e Tiranës, nderkohe qe edhe Drejtori i Përgjithshëm Hyseni Burgaj zhvilloi një mbledhje urgjente me drejtuesit ne Pallatin e Kongreseve me te gjithe drejtuesit e policise dhe shefat e komisariateve ne te gjithe vendin, takim ky qe u krye jashte vemendjes se medias, por qe raportohet si nje mbledhje rutine.

Zyrtarisht me heret policia ka deklaruar se shqetesim kryesor per krimin e rruges, vazhdojne te mbeten te rinjte te moshes nga 15 deri ne 24 vjeç, por veçanerisht te atij kontigjenti, qe tashme konsiderohet i specializuar ne fushen e grabitjeve jashte vendit, si edhe te nje grupi tjeter, qe cilesohet me fjalorin policor si 'kontigjenti shetites', pra i atyre te rinjve qe grabisin, duke ardhur ne Tirane nga rrethet e tjera dhe qe me pas largohen pa lene gjurme.

Ne fillim te muajit maj, policia raportoi jo zyrtarisht, se per shkak te problematikes se vjedhjeve, politikes penale lehtesuese ndaj te rinjve te ndjekur nga gjykata, ishte vendosur te rifreskohej skedimin e personave me precedente penale ne fushen e vjedhjeve, por pavaresisht kesaj zgjidhjeve nga uniformat blu, duket se te gjithe keta te dyshuar sa here arrestohen gjejne driten jeshile ne gjyqësor, duke u liruar si perfitues te moshes se re dhe parrezikshmerise shoqerore. Te pakten keshtu i cileson Gjykata ne vendimet e saj.

Foto nga vendi i krimit
Foto nga vendi i krimit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›