Vrasja e ish- agjentit, në pranga dy shtetas
Burime të Policisë lokale bënë të ditur se "një natë më parë u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Armand Llakaj 33 vjeç me banim në Elbasan, i dënuar një herë për vrasje dhe 28-vjeçarit nga Tirana, Arben Jaçe".
Sipas burimeve, këta dy shtetas janë të dyshuarit kryesor të vrasjes së ish policit Roland Rexhepi, më datë 22 korrik.
Nga këqyrja e vendngjarjes dhe nga hetimet e kryera në vazhdimësi, Policia gjeti dhe sekuestroi një sërë sendesh nën cilësinë e provës materiale si: arma e krimit tip automatik model 56 kalibri 7.62 mm, dy maska, një furgon mallrash tip Renault pa targa, një motorr në ngjyrë të zezë i tipit “ Lifan” pa targa, 13 gëzhoja fisheku të automatikut dhe një aparat celular i tipit “ Samsung”.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku Roland Rexhepi, ish-efektiv i Policisë së Elbasanit në sektorin e antidrogës u vra më datë 22 korrik nga dy persona, që qëlluan 13 herë drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend.