Fier, një 20-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në det
N. Alikaj, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka rënë në det dje teksa ishte në varkë me tre persona të tjerë dhe nuk ka dalë më prej andej. Sipas dëshmitarëve varka u përmbys nga dallgët, duke hedhur në ujë të gjithë personat që gjendeshin në të.
Policia e Fierit ka mbërritur pranë plazhit të Semanit, nga ku ka nisur kërkimet. Sipas informacioneve më të fundit, deti është i trazuar çka vështirëson kërkimet për gjetjen e të riut.
Policia e Fierit ka mbërritur pranë plazhit të Semanit, nga ku ka nisur kërkimet. Sipas informacioneve më të fundit, deti është i trazuar çka vështirëson kërkimet për gjetjen e të riut.