Vrasja e ish-shefit të Shijakut, prokuroria: Burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan, të akuzuarin për vrasjen e ish- komisarit të Shijakut Adem Tahiri.
Prokuroria e akuzon Xhaken për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, plagosje me dashje të një shtetase, për kundërshtim të një punonjësi të policisë, dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë që prokurori ka lexuar pretencën vetë i akuzuari nuk ka qënë i pranishëm në sallë.
Trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 24 korrik ku do të shpalosë argumentat e saj pala mbrojtëse.
Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.
vijon….