Vrasja e italianit, dyshohet dhe nje shqiptar
SAVONA - Nje shqiptar eshte vene ne pranga nje dite me pare ne qytetin e Savonas, si nje nga autoret e zenkes, ku ngeli i vdekur nje italian. Lajmi eshte bere i ditur nga policia e vendit fqinj, e cila deklaroi dje, se ne pranga eshte vene S.C., 22 vjec, i cili eshte ndaluar per mbajtje lendesh narkotike. Dy dite me pare, ngeli i vdekur Roberto Siri, 37 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur duke gdhire dy dite me pare, ne nje nga lokalet e nates ne qytetin e Savonas. Shqiptari, sipas policise, dyshohet te kete qene ne grupin e personave qe kane rrahur italianin me grushte dhe shkelma duke i sjelle dhe vdekjen e menjehershme. Sipas policise, tre italiane jane zene me kater shqiptare ne nje klub nate dhe me pas kane shkuar ne spital per t