Ikin ngricat, java nis me reshje shiu
Termometri i Institutit te Hidrometeorologjise nuk ka shenuar me temperatura nen zero grade. E, megjithate, vranesirat dhe reshjet e shiut nuk jane ndalur. E njejta situate hidrometeorologjike pritet qe te jete edhe gjate dites se sotme dhe te neserme. Keshtu, sot mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash, te cilat do te shoqerohen me reshje te karakterit lokal, dhe kthjellimesh te perkohshme. Ne vendet malore, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte 2, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 12 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 8, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 17 grade dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 7, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 18 grade Celsius. Ndersa gjate 24 oreve te ardhshme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash, te cilat do te shoqerohen me shira te karakterit lokal dhe kthjellime. Keshtu, ne vendet malore, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 2, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 10 grade. Ne vendet e uleta minimalet do te zbresin deri ne 7, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 17 grade dhe ne bregdet temperaturat ekstreme te ajrit do te jene 7-16 grade Celsius.