Vrasja e kreut të PS Çërravë, babai: U organizua nga kunata, u pagua nga PD
POGRADEC- Vrasja e djalit tim është paguar nga PD dhe për organizatore ka kunatën. Ai u vra nga vëllai im, për bindjet politike, për një flamur të PS-së. Unë kërkoj zbardhjen e vërtetë të kësaj ngjarjeje, pasi vetëm kështu mund të lahet gjaku i djalit tim dhe mund të vdes i qetë". Kështu e ka nisur rrëfimin e tij për "Gazetën Shqiptare", Neki Hymetllari, babai i Eduard Hymetllarit, kreu i PS-së Çërravë, i vrarë dy ditë para zgjedhjeve. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e rëndë, dhimbja nuk është zbehur aspak në familjen e 32-vjeçarit, i cili la pas edhe një vajzë 10-vjeçe. Prindërit e Eduardit tregojnë për herë të parë momentet e krimit, akuzojnë si organizatore kunatën, ndërsa deklarojnë se vrasja e djalit të tyre është paguar nga PD. Ndërkaq, familja e Pëllumb Hymetllarit, autorit të vrasjes, është larguar nga fshati nga frika e ndonjë hakmarrjeje. Ngjarja ndodhi në 21 qershor të këtij viti, ku Eduard Hymetllari u vra me armë gjahu nga xhaxhai i tij.
Z. Neki, kanë kaluar se dy muaj nga vrasja e djalit tuaj, si ndiheni tani?
Është e vërtetë që kanë kaluar dy muaj nga vrasja e djalit, por dhimbja mbetet e njëjtë. Sot ndihem sikur më kanë shkulur zemrën nga vendi. Fotografinë e tij nuk mundem ta largoj nga duart, ndërsa shpresa e zbardhjes së të vërtetës më mban ende në këmbë.
Për çfarë të vërtete e keni fjalën?
Vrasja e djalit tim u bë për shkak të bindjeve politike. Vrasja u organizua nga kunata ime, e cila është paguar nga Partia Demokratike. Kjo e vërtetë duhet të zbardhet. Ajo duhet të ndëshkohet njësoj si vëllai im, që kreu krimin. Për zbardhjen e plotë policia duhet ta marrë në pyetje dhe mësojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Pse hidhni këto akuza?
Djali im ishte kreu i PS-së në fshat dhe ata nuk e duronin dot këtë gjë. Na kërcënonin shpesh që të hiqnim dorë nga kjo parti. Një ditë para se të ndodhte krimi, djemtë e mi janë provokuar pak para mitingut të deputetit të zonës nga vëllai dhe kunata ime. Më pas, në mbrëmje, vëllai dhe djali i tij erdhën dhe na kërcënonin se do na digjnin banesën. Në mëngjes, ata na u sulën sërish në shtëpi, me inatin e flamurit të PS që djali mbante në dorë një ditë më parë. Pasi na rrahën barbarisht me dru dhe çekanë, thirrën dhe djalin, i cili doli i zhveshur, vetëm me mbathje dhe kanatiere. Sapo djali doli, ai shkoi në banesë dhe mori çiften dhe e qëlloi djalin me saçma derri.
Ku ndodhet tani familja e vëllait tuaj?
Janë larguar nga frika e ndonjë hakmarrjeje, se i kishim fqinj. Kanë bërë mirë se do na detyronin t'i ndynim duart, ndonëse nuk e donim një gjë të tillë. Por nuk mund të duroja të shihja çdo ditë vrasësin e djalit në pragun e shtëpisë.
Çfarë kërkoni aktualisht?
Kërkoj zbardhjen e së vërtetës. Kunata ime është e aftë për gjithçka, ajo më herët e ka futur vëllain tim në burg dy herë, gjoja për dhunë. Ndaj them që ajo është po aq fajtore sa ai që shkrehu armën. Kërkoj drejtësi dhe nuk do resht së kërkuari këtë deri në pikën e fundit. Vetëm kështu mund të lahet gjaku i djalit tim dhe unë mund të vdes i qetë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vrasja e kreut të PS Çërravë, babai: U organizua nga kunata, u pagua nga PD