Lufta kundër narkotikëve e krimit, Tahiri ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e Krimeve të Rënda
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri vijon axhendën e ngjeshur të takimeve me drejtuesit e sektorit të Krimeve të Rënda.
Lufta kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, do jetë fokusi kryesor i takimit të ministrit të emëruar me drejtuesit e lartë të policisë në Ministrinë e Brendshme.
Të pranishëm në këtë takim mësohet të jenë edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj si dhe Edmond Rizaj, drejtori kundër Krimit te Organizuar dhe Trafiqeve të Paligjshm.
Teksa ka pak orë që ka marrë detyrën, ministri Tahiri ka pasur një axhendë të ngjeshur me takime, për të vënë në zbatim platformën e tij për rikthimin e policisë në detyrë dhe rikthimin e rendit dhe qetësisë në vend.
(e.m/BalkanWeb)