Vrasja e kryekomunarit policia fare prane zbulimit te autorit

Edhe pas ditesh nga vrasja e kryekomunarit Remzi Veseli ende nuk eshte identifikuar autori i krimit por burime policore thone me entuziazem se hetimet ndodhen ne nje faze te rendesishme shume prane zbardhjes ngjarjes. Drejtori i Policise se Qarkut Sadri Ramcaj deklaroi se jane bere hapa konkrete ne ndricimin e ngjarjes por per efekt hetimi nuk mund te publikojme me shume te dhena. Ramcaj tha se nuk i perjashtonte pistat e perfolura te hetimit si ajo e vrasjes per shkak te detyres per hakmarrje personale apo dhe per interesa te tjera. Ndersa drejtues te larte te policise nga ana tjeter perjashtojne pisten politike apo dhe ate per shkak te detyres. Vetem hetimet e plota dhe gjetja e autorit do te bejne te mundur percaktimin e sakte te motiveve qe cuan ne ngjarjen tragjike te se henes kur kryekomunari u vra ne deren e shtepise. Per tu njohur nga afer me ecurine e hetimeve per vrasjen e kryekomunarit Remzi Veseli ka udhetuar ne Kukes edhe nendrejtori i Pergjithshem i Policise. Burime te Drejtorise se Policise thone qe zoti Kulici ka kerkuar nga efektivet e hetimeve intensifikimin e metejshem te punes per zbardhjen sa me pare te ngjarjes tragjike. Burime policore deklaruan se zyrtari i larte i Policise se Shtetit ka dhene te kuptohet se nuk do te lejohet perseritja e rastit te Bleones vajzes se vogel nga Zapodi pas humbjes se te ciles u bene kerkime disamujore pa rezultat. Ekspertet e Krimeve te Renda pritet te qendrojne edhe disa dite te tjera ne Kukes ne krye te hetimeve per vrasjen e kryetarit te Komunes Terthore Remzi Vesli. Te njejtat burime saktesojne se ka vazhduar marrja ne pyetje e shume personave te aferm bashkepunetore te Veselit si dhe banore te Komunes Terthore te cilet pas marrjes ne pyetje jane lene te lire.
Per kryetarin e Komunes Terthore Remzi Veseli te vrare te henen eshte mbajtur nje minute heshtje edhe ne Keshillin e Qarkut te Kukesit. Mesditen e djeshme gjate nje takimi te paralajmeruar qe ishte edhe mbledhja e pare e Keshillit te Qarkut te Kukesit pa pranine e njerit prej anetareve te tij kryetarin e komunes Veseli keshilltaret me votim unanim vendosen te mbajne nje minute heshtje ne nderim te tij. Me kete rast kryetari i Qarkut Shefqet Bruka tha se vrasja e Remzi Veselit eshte nje akt kriminal. Kerkojme nga organet kompetente qe te zbulojne sa me pare doren kriminale qe i mori jeten Veselit anetarit te Keshillit te Qarkut. Eumlshte nje ngjarje shume e rende. Ne si Keshill Qarku inkurajojme policine prokurorine dhe te gjithe organet qe te zbardhin kete ngjarje sa me pare. Nga ana tjeter zia per humbjen e Remzi Veselit ka pllakosur edhe fshatin Morin ku ai ka lindur.