E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohen rrefimet e Maks Gjerazit

Botimi

U promovua dje ne ambientet e Teatrit te Metropolit libri i autorit Ardian Vehbiu Gjashtedhjete e gjashte rrefimet e Maks Gjerazit. Ne 200 faqe ky liber vjen me disa nga rrefimet me te kripura te Maks Gjerazit nje shkrimtar enigmatik qe u end per vite te tera ne blogjet shqiptare duke i bere periudhes se diktatures radioskopi e radiografi nga me zhbirueset. Libri i cili vjen si nje tablo e plote e jetes sone tragjikomike dhe absurde nen diktature sjell personazhe te ndryshem ne vemendjen e lexuesit duke filluar nga zyrtare te larte nepunes te ulet shkrimtare patetike armiq dinamike ambasadore diversante Doktor Vomitus dhe Arkitekt Lakra femije ushtare oficere femije dhe sozi. Jane keta personazhet e galerise ngjyrashume te Maks Gjerazit ilustruar nga disa prej grafikave me pikante te Kripes edhe ky nje personazh legjendar i internetit edhe ky femije ilegjitim i Ardian Vehbiut te gjithe i kane dyert e hapura te hyjne. Me nje kusht qe te kene qene pjese e zemberekut i cili kishte vetem nje qellim qe ora e diktatorit te punonte sic e deshironte ky.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›