Vrasja e pastorit per gjakmarrje alarm per marrjen e masave
Gjakmarrja i mori jeten dy dite me pare Dritan Prronit pastorit te Kishes Fjala e Krishtit gje qe ka sjelle reagimin e te gjithe komunitetit. Ai eshte njeri nga 10 mije viktimat e shkaktuara nga kanuni ne Shqiperi gjate 20 viteve te demokracise. Por rreth 55 mije konflikte ne te gjithe vendin pjesa me e madhe e tyre per ceshtje pronash jane nje kambane alarmi per viktima te tjera. Burrat jane ngujuar femijet nuk shkojne ne shkolle. Kete apel kane bere gjate dites se djeshme gjithe drejtuesit vendor shoqata intelektuale dhe kreret e komuniteteve fetare ne Shkoder. Mes shume familjeve ne gjak eshte edhe ajo e Lam Lumajt me banim ne fshatin Ura e Shenjte ne komunen Postribe e cila ka bere apel prej kohesh per mbrojtje. Pjesa me e madhe e familjes se Xhemal Lumaj eshte larguar jashte vendit. Drejtuesit vendore thone se kthimi i anetareve te kesaj familje perben rrezik. Kjo eshte vetem njera histori mes 15400 rasteve te konflikteve qe ka listuar Konferenca e Jashtezakonshme Kombetare e Misionareve dhe Shoqatave te Pajtimit ne Qarkun e Shkodres teksa diten e djeshme banoret e qytetit verior kane percjelle per ne banesen e fundit pastorin Dritan Prroni e ekzekutuar nga dora kanunore e gjakmarrjes.
Denoncimi
Samueli i vogel nuk ka asnje faj dhe askush nuk ka te drejte te preke jeten e tij. Ai si edhe 800 femije te tjere e dhene e Komitetit Mbarekombetar te Pajtimit jane te privuar nga te drejtat themelore te shkollimit dhe te levizjes. Konflikti mes familjeve Lumaj dhe Celaj per probleme pronesie rrezikon jeten e tij dhe gjithe anetareve te familjes. Manuela bashkeshortja e Xhemalit thote se ndihet e frikesuar per te qendruar ne shtepine e saj ne Postribe pasi hasmi mund te hakmerret ne cdo moment. Ajo ka bere disa here apel per institucionet e drejtesise dhe eshte larguar per shkak te pamundesise se mbrojtjes nga shteti. Drejtuesit e komunes thone se rasti i familjes se Xhemal Lam Lumaj eshte nder te shumtat dhe perben nje apel pasi eshte ne konflikt gjakmarrje me Fiqiret Celaj. Kreu i komunes se Postribes Faz Shabaj pohon se megjithe perpjekjet e tij nuk eshte bere e mundur qe te gjendet mirekuptimi ne mes te dy familjeve ne hasmeri dhe vazhdon te mbetet e rrezikuar jeta e shtetasit Xhemal Lam Lumaj. Te njejtin shqeteson pohon edhe instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar. Sipas drejtuesit te shoqates Agim Loci familja e Lam Lumajt eshte ne hasmeri me familjen e Fiqiret Celajt per arsye se nje pjesetar i familjes Celaj ka mbetur i plagosur si pasoje e konfliktit. Familja Lumaj kerkon ndermjetesim per pajtim. Drejtuesi Agim Locaj pohon se shkak i konfliktit eshte se familja Cela ka zaptuar token me force ndonese i perket familjes se Lam Celes. Ai shton se qendrimi i kesaj familje ne vendin e lindjes perben rrezik. Loci permend fenomenin duke nxjerre ne pah edhe rezultatet e raportit te OKB-se te dates 17 maj 2010 duke pohuar pamundesine e garantimit te mbrojtjes nga strukturat e policise per kete familje dhe gjithe familjet e tjera ne gjakmarrje.
Permasat e fenomenit
Rreth 55.000 persona ne te gjithe vendin jane ne hasmeri me familje te tjera per shkak te konflikteve te pronesise. Sipas statistikave rreth 70 e te gjitha ceshtjeve qe gjykohen ne gjykata kane per baze konfliktet e pronesise. Situata eshte edhe me dramatike pasi ky fenomen eshte bere shkas per 9630 vrasje ku si motiv kane sherbyer mosmarreveshje per posedim prone. Drejtuesi i Shoqates Pronesi dhe Drejtesi zoti Agim Toro tha dy dite me pare te kjo do te sherbeje si nje kambane alarmi per politikanet tane sepse zgjidhja e drejte e problemit te pronesise i heq bazen reale mbi te cilen mbeshtetet pjesa me e madhe e krimeve dhe e korrupsionit ne Shqiperi duke perfshire edhe gjakmarrjen. Pervec konflikteve per pronen ka edhe konflikte per nderin trafikimin e femrave apo per grindje te castit te cilat ne jo pak raste perfundojne ne vrasje dhe per pasoje nxisin vetevrasjet Per me shume shih statistikat.
Femijet mesim permes internetit
Te pakten 170 femije jane ngujuar ne banese nga frika e gjakmarrjes. Ndersa 630 te tjere jane fshehur. Te dhenat qe paraqesin organizatat qe merren me pajtimin e konflikteve kane detyruar Ministrine e Arsimit dhe te Shkences qe te gjeje nje zgjidhje qe ne vitin 2004 dhe ne vazhdim. Ne bashkepunim me UNICEF-in nisi projektin Shansi i Dyte. Nje pjese e femijeve mbi 50 jane strehuar ne nje qender ne Jug te vendit ne Polican. Ndersa se fundi ne prag te vitit te ri mesimor MASH-i ka njoftuar zhvillimin e procesit permes internetit skype. Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj ka sqaruar se nepermjet drejtorive rajonale ku zhvillohen dhe ku jane keta femije sidomos te pjesa e zones verilindore tu jape mesues qe jane te afte te shkojne ti mbledhe dhe te bejne mesime ose individuale ose ne grupime qe krijojne mundesine qe te pakten femijet te jene te aftesuar. Eshte menduar qe ne fund cdo femije te marre certifikimin e defteses per njohurite qe ka marre dhe ta mbroje ne fund me nje diplome qe eshte e vlefshme per tu punesuar. Aktualisht nje kontigjent i posacem mesuesish u japin mesim ne kushtet e izolimit rreth 70 femijeve kryesisht ne zonat verilindore te vendit. Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj shprehet se eshte menduar edhe per njohjen e ketyre studimeve ne kushte jo normale. Po mendohet qe nepermjet nje kompjuteri qe do te instalohet te klasa ku femijet mund te ishin dhe nje kompjuteri tjeter nepermjet Skype femija te orientohet te marre pjese virtualisht ne oren e mesimit dhe njekohesisht te pyetet nga mesuesja dhe keshtu ai vetizolim krijon nje lloj hapesire per tu bere dhe ai pjese ndergjegjesuese dhe pjese e aktivitetit te tij - tha Malaj.
Nderkombetaret Shqiperise Hiqni gjakmarrjen
Institucione nderkombetare i kane bere apel te vazhdueshem Shqiperise duke i kerkuar per te hequr zakonin e gjakmarrjes. Madje ka pasur edhe kushtezime per integrimin e vendit ne strukturat evropiane. Disa anetare te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes pergatiten nje draft rezolute ku i kerkuan autoriteteve shqiptare qe te mos lejojne aplikimin e zakoneve kanunore qe sjellin vrasjen dhe te vendin forcen e ligjit ne te gjithe vendin. Sipas dokumentit te pergatitur ne sesionin e janar-shkurtit te ketij viti ne Asamblene e Keshillit te Europes gjakmarrja bie ndesh me vlerat evropiane. Ne maj te vitit 2010 u publikua nje raport i organizates se Kombeve te Bashkuara i pergatitur nga raporteri Philip Alston ku u shpreh shqetesimi per perhapjen e fenomenit te gjakmarrjes. Ai kerkoi vendosjen e ligjit dhe ndeshkimin e autoreve qe vrasin per gjakmarrje dhe kerkoi koordinimin e punes me te gjithe faktoret e shoqerise shqiptare.
11 Tetor 2010