E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzheja le spitalin e ardhmja e paqarte



I qeshur dhe i veshur me nje bluze te Kombetares me numrin 16 ne shpine e qe i perkiste mbrojtesit Admir Teli por dhe me nje tufe lule ne dore trajneri Josip Kuzhe i dha fund qendrimit te tij nente ditor ne Spitalin Amerikan ku u shtrua me 30 shtator per shkak te nje hemorragjie cerebrale. Ne fakt gjendja e kroatit 58 vjecar ende nuk eshte rikuperuar plotesisht. I ulur ne nje karroce-poltron Kuzheja u pa qarte se kishte nevoje per ndihme te ngjitej apo te zbriste nga ambulanca me te cilen udhetoi nga Spitali Amerikan drejt shtepise se tij te marre me qira diku afer Liceut Artistik te kryeqytetit e me pas drejt Zagrebit ne Kroaci. Trajneri Kuzhe drejtoi Kombetaren ne barazimin 1-1 me Bosnje-Hercegovine permes celularit teksa ka biseduar per me shume se 10 minuta me ndihmesin e tij Xhemal Mustedanagic ne barazimin e dyte ne tri ndeshje te Shqiperise en eliminatoret e Kampionatit Europian ne nje start ku per here te pare Shqiperia nuk njeh humbje. Trajneri Kuzhe kishte ne dhomen e tij ne spital nje TV ku ne prani te bashkeshortes se tij kroate Vishnjes dhe personelit mjekesor ndoqi ndeshjen nderkombetare qe do te ishte e 13-ta e tij ne stolin kuqezi qysh kur Josipi i mori ne ngarkim kuqezinjte ne maj te vitit 2009.
E ardhmja e tij nese do te vazhdoje te jete trajneri i 8-te i huaj i Shqiperise apo jo ende mbetet e paqarte pasi vete presidenti i FSHF-se duke dashur te luaje rolin e nje punedhenesi luajal ka vendosur se pari te prese vete Kuzhene per te percaktuar me pas edhe hapat qe duhet te ndjeke. Shqiperia do te perballet te marten e ardhshme me Bjellorusine ne Minsk ne ndeshjen e katert te saj ne kualifikuese ndaj nje skuadre me te cilen ndan te njejten numer pikesh 5 por qe ne perballjen e fundit ne transferte barazoi 2-2 trajner Oto Baric perpara se te humbiste ne Tirane 4-2 me ne bankine ndihmesi i Baricit Slavko Kovacic. Edhe ne Minsk perfaqesuesja do te drejtohet nga boshnjaku Xhemal Mustedanagic i cili tregoi se eshte i afte te kthehet i pamundur nga Bjellorusia per te vazhduar keshtu endrren e finaleve te Europianit 2012.

Topalli Lorik Cana nje futbollist i shkelqyer

Lorik Cana u shpall ambasadori i pare UNICEF-it per mbrojtjen e e te drejtave te femijeve nje programi te quajtur Alo 116 nderkohe qe ambasadorja e pare u perzgjodh kryetarja e Kuvendit Popullor Jozefina Topalli. Ne fjalen e saj gjate ceremonise ne hotel Sheraton Topalli e cilesoi kapitenin e Kombetares gjate ndeshjes Shqiperi-Bosnje 1-1 Lorik Cana eshte nje nga perfaqesuesit me te shkelqyer te Shqiperise ne bote. Loriku i cili kishte mberritur ne ceremoni i shoqeruar nga babai i tij Agimi tha Kam shume deshire per te ndihmuar femijet sa here qe me jepet mundesia per ta bere kete. Linja telefonike 116 ka dhene rezultate te mira. Si nje njeri i vendit tone edhe pse jetoj me shume jashte vendit do te jape maksimumin do te jem i dashur gjithmone me femijet dhe do te ndihmoj qe ata te kene edhe te ardhme me te mire. Cana ishte nder me te preferuarit ne ceremoni ku beri foto dhe dha shume autografe per fansat e tij.

FIFA Shqiperia nje surprize e bukur
Mediat franceze ishin shume te kenaqura me barazimin e Shqiperise ndaj Bosnjes

Mediat nderkombetare e cilesuan Shqiperine si nje nga surprizat e fillimit te eliminatoreve te Kampionatit Europian pas barazimit me Bosnjen 1-1 ne Tirane. Sajti zyrtari i FIFA-s shkruante Shqiperia qendroi ne krye te grupit kualifikues D pasi i shkaktoi shume vuajtje Bosnje-Hercegovines ne Tirane duke e zgjatur ne tete serine e ndeshjeve pa humbje. FIFA veconte faktin se Shqiperia u drejtua nga ndihmesi i Kuzhese Xhemal Mustedanagic teksa ky i fundit debutoi kunder vendit te tij te lindjes Bosnjes. Dhendri i Mustedanagicit Mensur Mujzhda krosoi topin e shnderruar ne gol nga Vedad Ibeshivic nderkohe qe Bosnja e goditi tri here shtyllen e Shqiperise. Kombetarja jone barazoi me nje kryeveper te Klodian Duros ndersa Hamdi Salihi goditi shtyllen. Faqja zyrtare e UEFA-s organizatores se Kampionatit Europian 2012 shkruante ne komentin e saj Goli i barazimit te realizuar nga Klodian Duro ne fundin e pjeses se pare e la Shqiperine te pathyer ne grupin D me gjithe mungesen e trajnerit Josip Kuzhe. UEFA veconte Trajneri i komanduar i Shqiperise Xhemal Mustedanagic i lindur ne Bosnje-Hercegovine mbante ne qafe shallin qe Kuzheja kishte ne barazimin kunder Rumanise dhe ne fitoren kunder Luksemburgut e me pas citonte Mustedanagicin Kjo ishte nje ndeshje qe ne duhet ta luanim per Kuzhene dhe e beme ata. Ishte nje rezultat i mire dhe ne jemi te lumtur. Edhe agjencia britanike e lajmeve Reuters ne komentin e saj e cilesoi performancen ne vazhdimesi te Shqiperise si nje surprize te kendshme. Agjencia amerikane e lajmeve Asoshejtid Press citonte ne shkrimin e saj Klodian Duron autorin e golit te Shqiperise Skuadra ishte e bashkuar ne lojen e saj dhe me shume djerse ne morem nje pike te vlefshme. Duro theksonte se pas festimeve te rastit e gjithe vemendja do te fokusohej ne transferten e veshtire te Bjellorusise ndeshje qe do te luhet te marten e ardhshme. Skela citohej nga agjencia amerikane Ky nuk eshte ekipi me mire qe kemi por eshte skuadra qe ka marre me shume rezultate pozitive pasi trajneri ka krijuar ne mentalitet fitues. Mediat franceze ishin shume te kenaqura me barazimin e Shqiperise ndaj Bosnjes nje rezultat qe shkon ne favor te Frances Lorik Cana dhe shoket e ekipit te tij barazuan me Bosnjen duke favorizuar ne menyre indirekte Francen.

11 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›