E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e pronarit të lokalit, dy përfundojnë në pranga

Policia njoftoi se janë arrestuar shokët e vrasësit, përkatësisht Fatjon Krasniqi, 18-vjeç dhe 31-vjeçari Shefqet Spahiu, që të dy nga Kukësi e banorë në fshatin Pjezë të Shijakut.

Ata janë arrestuar me akuzën e "moskallëzimit të krimit". Sipas policisë, ka prova të mjaftueshme për dy të arrestuarit se në momentin e krimit kanë qenë së bashku me vrasësin i identifikuar si Shaban Mema.

"Dy të arrestuarit kanë shoqëruar Memën gjatë gjithë kohës dhe pasi ai kreu krimin, janë larguar së bashku me të me automjetin e markës 'Volvo' me targë AK 840, ngjyrë e zezë", thonë burime nga Policia e Durrësit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e dy ditë më parë kur mbeti i vrarë shtetasi Agim Seçi 50-vjeç me origjinë nga Tropoja. Policia tha se krimi erdhi pas një sherri për humbjen e një celulari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›