E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro rrëfehen "hallet" e Besës në Greqi

Përmbysja dhe kualifikimi duket pafundësisht i pamundur për skuadrën kavajase. Besa do të përballet në ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Europës kundër skuadrës më të famshme në historinë e futbollit grek, Olimpiakosin dhe trajneri Duro duke ditur forcën e kundërshtarit, kërkon që në këtë ndeshje të mos pësojë fatin e ndeshjes së parë ku kavajasit u dukën të pafuqishëm për të mposhtur skuadrën greke.

Duro ka thënë se rezultati i thellë i humbjes në ndeshjen e parë e bën të pamundur që skuadra e Besës të jetë e motivuar në këtë takim dhe midis dy skuadrave diferencat janë të dukshme.

Trajneri i skuadër verdhezi ka thënë se Besa luan në ndeshjet e Ligës së Europës me një formacion të përgjysmuar pasi shumë nga lojtarët më të mirë të saj, janë larguar nga skuadra pas përfundimit të sezonit të shkuar.

Tekniku ka folur edhe për diferencat e dukshme midis skuadra dhe aspeki ku Duro qëndroi më shumë ka qenë ai i buxhetit që kanë dispozicion dy skuadrat. Besa ka në dispocion një buxhet prej 500 mijë eurosh kurse Olimpiakosit vetëm blerja e fundit i kushtoi 2.5 milion euro.

Duro ka folur edhe për kundërshtarin e mundshëm të grekëve në turin tjetër ku i pret Makabi Haifa. Sipas teknikut shqiptar, Olimpiakosi do të dalë fitues në përballjet me skuadrën izraelite.

Nën drejtimin e Duros, skuadra e Besës ka zhvilluar në stadiumin “Karaiskaqi” stërvitjen zyrtare prej 60 minutash dhe është ndjekur nga mediet vendase.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›