E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shqiptarëve, Gruevski: Respekt mes etnive

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar, duke apeluar për respektim mes komuniteteve.

“Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllime deri te familjet e të vrarëve”, tha Gruevski.

Deklarata është bërë gjatë dorëzimit të pensioneve speciale të dyzet artistëve të Maqedonisë. Sipas Gruevskit, komunitetet etnike në Maqedoni duhet të respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë.

“Jeta e njeriut, shtoi ai ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, ndrësa gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›