E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje mbështet shqiptarët e Luginës

Lëvizja Vetëvendosje përkrah Deklaratën Politike të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tre komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t`u bashkuar me Kosovën.

“Qeveria e Serbisë në mënyrë sistematike po u shkakton padrejtësi shqiptarëve në aspektin politik, socio-ekonomik e kulturor. Shqiptarët atje janë popullsi autoktone dhe përtej tyre në Serbi shtrihen trevat e ish Sanxhakut të Nishit (Toplicës) prej nga u dëbuan mbi 700 fshatra shqiptare përgjatë gjenocidit të kryer ndaj tyre në fund të shekullit XIX”, theksohet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Mospërfillja dhe neglizhenca nga qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë, për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanoc e Medvegjë, për VV-në është fyese dhe e papranueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›