E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shqiptarit në Britani policia rikthehet në skenën e krimit

Të tjera rreth shkrimit Si u vra Xhem Krasniqi SUSSEX - Oficerët e policisë që po hetojnë vrasjen fatale të shqiptarit Xhem Krasniqi në Hove janë rikthyer në skenën e krimit një javë pas sulmit.

Policia e Sussex ka takuar banorë të zonës për t’u treguar foto të të dyshuarve. Krasniqi, 31 vjeç nga Kent, ishte me të vëllanë dhe nipin kur u sulmua më 18 maj. Ai ndërroi jetë në spital.

Policia beson se sulmi ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve shqiptare. Në kërkim janë shpallur 30-vjeçari Edmund Nela, që besohet se është vrasësi dhe vëllai i tij, Alberti, 34 vjeç.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›