E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit burg pa afat per dy te akuzuar

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi sot masen e sigurise burg pa afat per dy nga kater te arrestuarit per vrasjen e Fredi Tarellit taksistit 35 vjecar nga Devolli trupi i pajete i te cilit u gjet dy dite me pare ne nje fshat te Korces.

Ne seancen e zhvilluar ne oret e vona te mbremjes se sotme prokurori Edvin Gogaj kerkoi per te rinjte Nesti Xhacka dhe Domeniko Kumria masen e sigurise burg pa afat ndersa seanca gjyqesore per dy te akuzuarit e tjere Elkerno dhe Adrian Revani do te zhvillohet diten e enjte.

Seanca per dy te pandehurit eshte zhvilluar nen masa te forta sigurie pasi familjaret e viktimes kane qene shume te acaruar pas zbulimit te se vertetes.
6 vjecari Nesti Xhacka akuzohet per vrasjen me arme zjarri te 35 vjecarit Fredi Tarelli dhe me pas ne bashkepunim me 21 vjecarin Elkerno Revani dhe Adrian Revani e kane hedhur ate nje kanal ne fshatin Korite te Korces ndersa shtetasi Domeniko Kumrija 19 vjec banues ne Elbasan akuzohet per vepren penale te bashkepunimit.

35 vjecari Tarelli ishte zhdukur qe prej nje jave ndersa automjeti i tij tip Benz C-klas ishte hedhur ne vendin e quajtur Perroi i Kushes pasi te dyshuarit nuk kishin mundur dot ta shisnin ate.

e.n/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›