Grinden per femijet taksisti qellohet per vdekje me thike
Artan CENA
TIRANE - Zihen per femijet perfundon i vdekur nje 38-vjecar. Ngjarja e rende ka ndodhur dy dite me pare ne kryeqytet ne rrugen Medar Shtylla ne zonen e njohur si Komuna e Parisit. Burimet nga Policia e Tiranes thane se Dritan Selimi eshte qelluar me thike rreth ores 1700 te dy diteve me pare dhe ka nderruar jete ne spital disa ore me vone. Selimi me profesion taksist eshte goditur me thike nga fqinji i tij Sinan Proda. Mesohet se ngjarja ka nisur kur Selimi ka qelluar me shpulle femijen e Sinan Prodes. Ky i fundit i acaruar qe femijen e tij e kishin qelluar ka marre thiken dhe pas debatit me fqinjin e tij ka nisur te konfliktohet. Ne ndihme kane ardhur edhe fqinje te tjere ndersa gjithcka ka perfunduar me plagosjen e Selimit i cili nderroi jete ne Spitalin Ushtarak.
VRASJA
Sipas burimeve nga policia mesohet se dy femijet jane grindur me njeri-tjetrin. Pas sherrit ata jane ankuar te prinderit e tyre ne lidhje me gjithcka qe kishte ndodhur. Dritan Selimi 38 vjec lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane pasi eshte vene ne dijeni nga djali i tij per zenken disa minuta me vone kur ka dale jashte baneses qe ndodhet ne rrugen Medar Shtylla te Komuna e Parisit ka hasur femijen qe eshte fqinj i tij. Mesohet se Selimi e ka qelluar ate me shpulle. I mituri eshte ankuar tek i ati i tij Sinan Proda 45 vjec lindur ne Sarande dhe banues ne Tirane. Ky i fundit sapo ka marre vesh qe femijen e tij e kane qelluar rreth ores 1700 te dy diteve me pare ka marre thiken e ka zbritur nga banesa e tij. Pasi ka pare fqinjin e tij ata kane nisur te debatojne. Gjate sherrit kane marre pjese edhe fqinje te tjere. Mesohet se Selimi eshte sulmuar fillimisht me shkop bejsbolli ndersa me pas Sinan Proda e ka qelluar ate me thike. Selimi eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ku ka marre edhe ndihmen e menjehershme. Mesohet se Dritan Selimi ka nderruar jete ne oret e para te mengjesit te djeshem.
POLICIA
Specialistet e seksionit kunder krimeve ndaj jetes dhe lirise se personit kane shkuar menjehere ne vendngjarje. Pasi eshte bere keqyrja e vendit policia ka marre ne pyetje deshmitare okulare dhe ka shoqeruar ne komisariat disa persona. Grupi hetimor i perbere nga specialiste te hetimit te krimit sekuestroi ne cilesine e proves materiale thiken me te cilen eshte kryer krimi. Sipas hetimeve ka rezultuar se viktima eshte therur me thike nga Sinan Proda i cili me pas eshte arrestuar ne flagrance ne lidhje me ngjarjen. Policia ben me dije se edhe Proda ka demtime me sende te forta ne trup ku ka marre mjekim ne Spitalin Ushtarak. Materialet hetimore ne lidhje me ngjarjen i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Sinan Proda akuzohet se ka konsumuar vepren penale te vrasjes me dashje.
Disa te plagosur dhe te arrestuar gjate Nates se Bardhe
TIRANE - Pervec ndezjes se argetimit kolektiv per qytetaret duket se mbremja e Nates se Bardhe ka pasur edhe anen e asaj te erret. Behet fjale per 7 plagosje te cilat konfirmohen nga burimet policore te Tiranes se kane ndodhur gjate oreve te gjata te saj. Keshtu festa e organizuar nga Bashkia e kryeqytetit per te shtatin vit radhazi naten e 29 Nentorit eshte shoqeruar serish me probleme. Nga efektivet e Komisariatit Nr.2 Tirane eshte kapur ne flagrance Jugjin Nikolla 28 vjec. Ai u ndalua pasi rreth ores 2400 ne rrugen Ismail Qemali ne Tirane dyshohet se pas nje konflikti per motive te dobeta ne gjendje te dehur ka plagosur me arme te ftohte thike 16-vjecarin Preng Lisi. Po ashtu te ndaluar jane dhe A. B. 17 vjec dhe F. M. 17 vjec pasi rreth ores 2100 ne bulevardin Deshmoret e Kombit per motive te dobeta ne bashkepunim edhe me dy bashkemoshatare te tjere jane plagosur me njeri-tjetrin me thike. Por nuk ka perfunduar ketu. Ne oret e para te dites se djeshme jane ndaluar Armand Syla 20 vjec Cezar Skana 17 vjec B. Shera 17 vjec dhe I. Syla 17 vjec. Arrestimi i ketyre eshte bere se ne afersi te Tajvanit per motive te dobeta kane qelluar me mjete prerese dhe sende te forta mes njeri-tjetrit si dhe kane prishur qetesine publike. Hysen Syla dhe Cezar Skana jane plagosur rende dhe ndodhen ne Spitalin Ushtarak. Po dje jane arrestuar Luan Beshku 34 vjec dhe Mithat Beshku 38 vjec te dy banues ne Fushe-Mezez. Arrestimi i tyre eshte bere sepse rreth ores 2300 ne Fushe-Mezez Luan Beshku ka tentuar te vrase me arme zjarri pistolete 27-vjecarin Durim Murataj pas nje zenke te ndodhur nen efektet e alkoolit.
Vrasja e taksistit arrestohen dhe 3 adoleshente ne Lezhe
LEZHE - Zgjerohet harta e dyshimeve per autoret e vrasjes se taksistit Fredi Talelli ne Korce. Policia e Lezhes ka bere shoqerimin e tre minoreneve dy nga fshati Ishull Lezhe dhe njeri nga qyteti i Lacit. Te shoqeruarit i perkasin datelindjes se vitit 1994. Ata jane J. Z. me banim ne Kurbin A. S. dhe K. Papleka me banim ne Lezhe. Te tre te arrestuarit jane te moshes 16 vjec. Shoqerimi i tyre eshte bere pasi nga kryerja e hetimeve dyshohen te kene lidhje apo dijeni mbi vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Policia ka sekuestruar armen me te cilen mendohet se eshte vrare taksisti. Automatiku model 56 si dhe nje kreher me 40 fisheke u gjeten pas kontrollit te bere ne banesen e 14-vjecarit J. Z. Prova tjeter materiale qe lidh tre te rinjte me vrasjen e taksistit eshte dhe targa e makines. Sipas policise ne vendin e quajtur Ishull Lezhe te komunes Shengjin ne nje kanal kullimi u gjet nje targe automjeti DV 203 A. Diten e djeshme per vrasjen e taksistit u arrestuan 16-vjecari A. Xhacka banues ne Bilisht Elkero Ravani 21 vjec edhe ky banues ne Bilisht dhe 19-vjecarit Domeniko Kumrija banues ne Elbasan.
KE-ja diskutime ne janar per ekstradimin e Almir Rrapos
STRASBURG - Raportuesi i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes David Darchiashvili ka shprehur shqetesimin e tij te thelle per vendimin e marre nga autoritetet shqiptare per te ekstraduar Almir Rrapon ne Shtetet e Bashkuara me 24 nentor 2010 duke injoruar nje mase detyruese te perkohshme te urdheruar nga gjykata se ky kandidat nuk duhet te ekstradohet ne SHBA. Numri ne rritje i vendeve anetare qe kohet e fundit kane injoruar masat e perkohshme te urdheruara nga gjykata ne baze te Rregulles 39 eshte nje shqetesim i madh i Kuvendit - tha ai. Vendet anetare duhet te jene plotesisht ne pajtim me permbajtjen dhe frymen e masave te detyrueshme treguar sipas Rregulles 39. Praktika te tilla jane te papergjegjshme dhe per te minuar autoritetin e Gjykates. Asambleja Parlamentare do ta debatoje kete ceshtje ne janar ne sesionin e saj dhe sigurisht qe do te marre nje qendrim te qarte duke denuar me force te papranueshme mosrespektimin e Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut - shtoi ai. Raporti i tij do te diskutohet se bashku me nje tjeter raport nga Komiteti per Ceshtjet Ligjore dhe te Drejtat e Njeriut per zbatimin e vendimeve te gjykates.
Sherr ne deren e pub-it roja qellohet me arme
ELBASAN - Qellon me arme te vrase truprojen e nje lokali nate por arrestohet. Ngjarja e radhes ka ndodhur ne qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare nga policia lokale thane se mbremjen e dy diteve me pare ne lagjen Aqif Pasha Elbasan ne ambientet e jashtme te pub Glow ka ndodhur nje tentative vrasjeje me arme zjarri. Ne vendngjarje kane shkuar efektivet e Komisariatit Elbasan. Ata kane zbuluar se per motive te dobeta eshte tentuar te vritet me arme zjarri pistolete 27-vjecari me inicialet A. K. i cili ishte i punesuar ne kete pub si roje. Ky i fundit eshte qelluar nga Hamit Lamcja 31 vjec i arrestuar disa ore me vone. Policia tha se fillimisht autori ishte i paidentifikuar. Brenda nje harku kohor te shkurter pas nje pune operative eshte bere dhe identifikimi i autorit te ngjarjes. Lamcja u arrestua dhe i eshte sekuestruar arma e zjarrit e tipit pistolete me te cilen ka qelluar mbi te riun. Gjithashtu nga kontrolli i mjetit te autorit iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe nje sasi fishekesh pistolete. Lamcja akuzohet per vrasje me dashje e mbetur ne tentative mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe te municionit.
Gjendet i pajete nje 65-vjecar nga Kerraba
TIRANE - Trupi i pajete i nje 65-vjecari eshte gjetur dje ne mesdite ne kryeqytet. Sipas informacioneve te para trupi i pajete i 65-vjecarit Ibrahim Aliu nga Kerraba eshte gjetur nga kalimtaret e rastin poshte ures se Lanes ne Rrugen e Elbasanit. Dyshohet se 65-vjecari ka gjetur vdekjen si pasoje e infarktit pasi ne trupin e tij u gjeten edhe receta mjekesore qe mendohen se viktima ishte i semure me zemer. Menjehere ne vendngjarje mberriti policia e cila ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te vdekjes.
1 Dhjetor 2010