E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e të moshuarit në Zall-Bastar, shoqërohet një person si autor i dyshuar

Një person i dyshuar si autor u vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjin të Tiranës është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.

Deri tani nuk ka fletë arresti për të, po punohet nga blutë për ta dokumentuar ngjarjen.

Xhelal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar dy ditë më parë, 13 janar.

Fillimisht u raportua se i moshuari kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale, por mjekësia ligjore përcaktoi se goditjet ishin shkaktuar nga sende të forta, çka për blutë ngre dyshime se 81-vjeçari mund të jetë goditur në kokë nga ndonjë person tjetër.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës të cilët kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse i moshuari të ketë patur konflikte me njerëz të tjerë të zonës.

Sipas tyre në fshat shumica e banesave kanë lidhje farefisnore mes tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›