E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e tregtarit në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Autori i vrasjes gjate grabitjes

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së tregtarit Petrit Kurti, dy muaj më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Jashar Meta, i cili dyshohet se është vrasësi i pronarit të marketit në Yzberisht.

Sipas policisë, Meta është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje, ndërsa për kapjen e tij policia kishte vënë edhe 10 mijë euro shpërblim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 gusht të këtij viti në Yzberisht, ku 52-vjeçari Petrit Kurti u vra me armë zjarri brenda marketit të tij.

Ai u qëllua me dy plumba nga autori i krimit, duke mos arritur të mbijetojë.

Ndërkohë, pritet që policia e Tiranës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›