E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e tregtarit në Yzberisht, policia publikon FOTOT e autorit

Përvec 10 mijë eurove shpërblim, policia e Tiranës, për të lehtësuar kapjen e autorit të vrasjes në Yzberisht ka publikur fotot e autorit, i cili akuzohet se mbrëmjen e të mërkurës ka qëlluar për vdekje pronarin e marketit, Petrit Kurtin.

Fotoja e cila është e marrë nga pamjet filmike të regjistruara në brendësi të marketit ku ndodhi ngjarja, nuk është mjaft e qartë, pasi autori i dyshuar është me kapele.

Ndër të tjera në foton e publikuar nga policia autori i dyshuar i vrasjes është i veshur me një bluzë me vija ngjyrë blu, me mëngë të shkurtra, me xhinse ngjyrë blu, në kokë ka vendosur një kapele të kuqe dhe në duar dyshohet se mban armën e krimit. Fotot që janë dërguar nga policia tregojnë se autori është një djale i dobët, me floke të shkurtra ngjyrë kafe dhe i përket moshës rreth 23 deri në 25 vjec.

Të githa këto të dhëna që dalin nga foto e dërguara nga uniformat blu, japin një identikit për të bërë të mundur që qytetarët që mund ta njohin të japin informacin në dy numrat e vendosura nga policia e Tiranës 0694100353 dhe 0694100111. Por gjithashtu policia siguron ruajtjen e anonimatit për të gjithë ata persona që japin iformacion të saktë për arrestimin e autorit të vrasjes së tregtarit Kurti.

Madje informatori i cili do të cojë në arrestimin e autorit do të marrë edhe një shumë parash të vendosura nga uniformat blu, e cila shkon në 10 mijë euro. Ndërkohë që arrestimi i tij do të zbardhë edhe motivin e vrasjes, ku sipas policisë pista mbetet për pronësi dhe sipas të afërmëve të viktimës shkak për këtë vrasje është grabitja e marketit, i cili ka rënë pre e grabitësve edhe herë të tjera.

http://www.ora-news.com/v2/img/foto/kuvendi.jpg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›