Të kishin ardhur menstruacionet kur të përdhunoi Fiqiriu pyet gazetarja Nazimen (??!!) Dhe thonë pastaj që skemi gazetari hulumtuese
Gazetaria shqiptare e kronikës së zezë po arrin majat këtë fund gushti me historinë e Nazimes, vajzës nga malet mes Tiranës e Burrelit, që sapo ka mbushur të 18-at. Ka disa që thonë se gazetarët tanë nuk kanë aftësi hulumtuese. Pa lexoni njëherë deri ku ka arritur hulumtimi i Nazimes në këtë intervistë botuar në shtypin e dy ditëve të fundit. E pyet gazetarja (e ka intervistuar në burgun 313):
- Të doli gjak kur të përdhunoi Fiqiriu?
Po, më doli.
- Po ato, menstruacionet, të kishin ardhur?
Jo, më erdhën disa kohë mbrapa përdhunimit.
(!!!)
Dhe nuk ka mbaruar me kaq. Ca më tej vijon intervista:
- Po kur bënit dashuri çfarë të thoshte?
Asnjë fjalë, vetëm me forcë. S’më thoshte fjalë të mira.
- Ke ngelur ndonjëherë shtatzënë me Fiqiriun?
Jo, asnjëherë. Se kosovari i kishte thënë “mos e lër me barrë, se ndryshe nuk e dua”.
- Përdorte prezervativ Fiqiriu?
Ruhej.
Epo.. Më hulumtuese se kaq..! Kur lexoj thagma të tilla, më kujtohet anekdota e atij idiotit që shkoi të kërkonte punë në një gazetë dhe takoi kryeredaktorin me një krijim të vetin në dorë. Kur u kthye në shtëpi prindërit e pyetën: – Hë, si vajti? Dhe ky u përgjigj: Mirë, mirë, veçse ai kryeredaktori mu duk një tip pak si shumë fetar.. Pse?? Po ja, lexonte shkrimin tim dhe pas çdo rreshti, thoshte: O Zot, O Zot, o Zot…
http://respublica.al/artikuj/2012/08/25/te-kishin-ardhur-menstruacionet-kur-te-perdhunoi-fiqiriu-pyet-gazetarja-nazimen