Vrasja, kapet ne Kanada shqiptari
Firence - Nje shqiptar eshte arrestuar ne Kanada, pasi akuzohet per vrasjen e nje bashkekombasi te tij ne Itali. Policia tha se, i arrestuari (emri i te cilit nuk jepet), ishte duke hyre ne Kanada, nepermjet portit detar te Halifaxit, kur policia e ka vene ne pranga, sepse ishte i kerkuar nderkombetar. Ervis Daci, eshte vrare nga disa shqiptare ne 6 gusht te vitit 2007, pasi eshte qelluar me disa plumba. Dy autoret e tjere te dyshuar per kete vrasje, jane vene ne pranga me pare, njeri prej te cileve ne Holande e tjetri ne Itali. Daci u qelluar me arme, pasi ai kishte mosmarreveshje me nje grup shqiptaresh, ne lidhje me kontrollin e territorit te prostitucionit. Shqiptari eshte arrestuar sapo kishte mberritur ne port me ane te nje anijeje. Policia kanadeze tha se, ishte njoftuar nga koleget e saj te Firences, per mberritjen e shqiptarit nga Italia.
A. C
A. C